Shtojca I
Gazet me efekt serrë, që referohen në nenin 2, paragrafi 11
4.Hegzafluorid i squfurit (SF6)6.Hidrofluorokarbone (hfcs) dheHFC-23 CHF 3HFC-32 CH 2 F 2HFC-41 CH 3 FHFC-125 CHF 2 CF 3HFC-134 CHF 2 CHF 2HFC-134a CH 2 FCF 3HFC-143 CH 2 FCHF 2HFC-143a CH 3 CF 3HFC-152 CH 2 FCH 2 FHFC-152a CH 3 CHF 2HFC-161 CH 3 CH 2 FHFC-227ea CF 3 CHFCF 3HFC-236cb CF 3 CF 2 CH 2 FHFC-236ea CF 3 CHFCHF 2HFC-236fa CF 3 CH 2 CF 3HFC-245fa CHF 2 CH 2 CF 3HFC-245ca CH 2 FCF 2 CHF 2HFC-365mfc CH 3 CF 2 CH 2 CF 3HFC-43-10mee CF 3 CHFCHFCF 2 CF 3 or (C 5 H 2 F 10)7.Perfluorokarbone (pfcs):PFC-14, Perfluoromethane, CF 4PFC-116, Perfluoroethane, C 2 F 6PFC-218, Perfluoropropane, C 3 F 8PFC-318, Perfluorocyclobutane, c-C 4 F 8Perfluorocyclopropane c-C 3 F 6PFC-3-1-10, Perfluorobutane, C 4 F 10PFC-4-1-12, Perfluoropentane, C 5 F 12PFC-5-1-14, Perfluorohexane, C 6 F 14PFC-9-1-18, C 10 F 18Shtojca II
Pjesa A – Kategoritë e aktiviteteve dhe ges-i që u nënshtrohen kërkesave për leje mjedisi që përfshin ges-i
1.Instalimet apo pjesë të tyre, që përdoren për kërkim, zhvillim dhe testim të produkteve dhe proceseve të reja dhe instalimet që përdorin ekskluzivisht biomasën, përjashtohen nga ky ligj.2.Vlerat-prag, që jepen më poshtë, përgjithësisht u referohen kapaciteteve prodhuese ose vëllimit të prodhimit. Për aktivitetet që bien nën të njëjtën kategori dhe kryhen në të njëjtin instalim, kapacitetet e tyre mblidhen së bashku.3.Për llogaritjen e inputit termal nominal total të një instalimi ku digjen lëndë djegëse, mblidhen inputet termale nominale të të gjitha njësive teknike që janë pjesë e tij. Këto njësi mund të përfshijnë të gjitha tipat e bojlerëve, të pajisjeve për djegie, turbinave, pajisjeve ngrohëse, furrnaltave/kaldajave, incineratorëve, kalcinatorëve, furrave të çimentos, furrave të pjekjes, pajisjeve tharëse, motorëve, qelizave të lëndës djegëse, njësive të djegies me fryrje kimike, flakëruesve dhe njësive termale apo katalitike pas djegies. Në këtë llogaritje nuk do të merren në konsideratë njësitë me input nominal termal nën 3 mw dhe njësitë që përdorin ekskluzivisht biomasën. “Njësitë që përdorin ekskluzivisht biomasën” janë njësitë që përdorin lëndë djegëse fosile gjatë ndezjes apo fikjes së njësisë.4.Kur rezulton se në një instalim që ka një leje mjedisi, kapërcehet pragu i kapacitetit të një aktiviteti që listohet në këtë shtojcë, leja e mjedisit e të gjitha njësive ku digjet lëndë djegëse, përveç njësive për incinerimin e mbetjeve të rrezikshme ose bashkiake, do të ketë edhe kërkesa për shkarkimet e GES-it, sipas nenit 5 të këtij ligji.
*Në raste të veçanta, për aplikim për leje mjedisi që përmban edhe kushte për GES-in, operatori mund t’i referohet edhe ndonjë kodi tjetër referuar kolonës 1 të shtojcës 1 të ligjit nr. 10448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar, i cili nuk është përmendur në tabelën e mësipërme.Pjesa B – Lista e aktiviteteve të aviacionit që përjashtohen nga ky ligj, referuar nenit 13, pika 6
| a)fluturimet që kryhen ekskluzivisht për transportin për misione zyrtare të një monarku në fuqi dhe familjes së ngushtë të tij, të kryetarëve të shteteve dhe ministrave të vendeve që nuk janë anëtarë të BE-së, kur një gjë e tillë është treguar në planin e fluturimit;b)fluturimet ushtarake që kryhen nga avionë ushtarakë dhe fluturimet e autoriteteve të doganave dhe të policisë;c)fluturimet për misione kërkimi dhe shpëtimi, për shuarje zjarresh, për ndihma humanitare dhe shërbime shëndetësore emergjente të autorizuara nga autoritetet kompetente përkatëse;ç)çdo fluturim që kryhet ekskluzivisht sipas rregullave të shikueshmërisë së fluturimit, sipas përcaktimit të bërë në shtojcën 2 të Konventës së Çikagos;d)fluturimet që përfundojnë në aerodromin e nisjes pa bërë asnjë ulje të ndërmjetme;dh)fluturimet për trajnim që kryhen ekskluzivisht për marrjen e licencës apo për vlerësim në rastin e ekuipazhit të fluturimit, kur kjo është përcaktuar me shënimin e duhur në planin e fluturimit, me kusht që ai fluturim të mos shërbejë për transportin e pasagjerëve dhe/ose kargove, apo për pozicionimin, apo transportimin e avionit;e)fluturimet që kryhen ekskluzivisht për qëllime të kërkimit shkencor apo për kontrollimin, testimin apo certifikimin e avionit apo pajisjeve qoftë në ajër apo në tokë;ë)fluturimet që kryhen nga një avion që ka masë maksimale ngritje të certifikuar prej më pak se 5,700 kg;f)fluturimet që kryhen mbi rrugët ajrore, kur kapaciteti i ofruar nuk është më i madh se 30 000 vende në vit;g)fluturimet që, përveçse në këtë rast, do të binin në aktivitetin e kryer nga një operator tregtar transporti ajror që operon ose:më pak se 243 fluturime në periudhë, për 3 periudha katërmujore konsekutive,fluturimet me shkarkime totale vjetore më të ulëta se 10 000 tonë në vit.gj)fluturimet që kryhen ekskluzivisht për transportin, për misione zyrtare të një monarku në fuqi dhe familjes së ngushtë të tij, të kryetarëve të shteteve dhe ministrave të vendeve që nuk janë anëtare të BE-së, mund të mos përjashtohen sipas kësaj pike;h)fluturimet që, me përjashtim të kësaj pike, do të binin në këtë aktivitet, që kryhet nga një operator jotregtar avioni, që operon fluturime me shkarkime totale vjetore më të ulëta se 1 000 tonë në vit. | Dyoksid karboni |
Shtojca III-A
Lista joshteruese e çështjeve që duhen trajtuar në Dokumentin Strategjik për Ndryshimet Klimatike
Dokumenti Strategjik për Ndryshimet Klimatike do të përmbajë komponentët në vijim:1.Pasqyrë të zhvillimit kombëtar dhe politika të ndryshimit të klimës.2.Kuadri ligjor dhe institucional për zbatimin.3.Objektivat dhe synimet e përgjithshme të strategjisë:a)vlerësimi i ndikimeve të ndryshimeve klimatike dhe (dobësive) vulnerabilitetin, me synim formulimin e veprimeve prioritare;b)zhvillimi i një strategjie afatgjatë për uljen e emetimit të gazit serrë në paragrafin 19, neni 4 i Marrëveshjes së Parisit;d)plani i menaxhimit të riskut;f)edukimi, trajnimi, ndërgjegjësimi.4.Plani i mitigimit dhe plani i përshtatjes, parashikuar në paragrafin 3, shkronjat “c” dhe “ç” përkatësisht, duhet të përmbajë komponentët e mëposhtëm, sipas rastit:a)përmbledhje:aa)përshkrimi i objektivave dhe masave zbutëse ose adaptuese;ab)përshtatja me planet kombëtare të zhvillimit, si dhe me qëllimet mbi mitigimin sektorial dhe adaptimin;ac)përshkrimi i nismave dhe sinergjive ekzistuese mbi mitigimin ose adaptimin lehtësues ose përshtatjes.b)përfitimet:ba)përshkrimi i përfitimeve në aspektin e zhvillimit (ekonomik, social dhe mjedisor);bb)kosto-efektivitet në arritjen e përfitimeve kombëtare.c)ndikimet nga emetimi i gazit serrë:ca)përshkrimi i skenarit “business as usual” (në tekstin e mëtejmë: BAU);cb)përshkrimin e ndikimeve të vlerësuara mbi devijimin e emetimit të gazit serrë nga BAU;cc)përshkrimin e impaktit transformues pas zbatimit;cd)kosto-efektivitet në arritjen e ndikimeve të emetimit të gazit serrë.ç)planveprimi:ça)përshkrimi i aktiviteteve të detajuara për zbatimin e masave mitiguese ose adaptuese të përfshira në plan;çb)plani i punës për aktivitetet e detajuara;çc)plani për përfshirjen e palëve të interesuara, duke përfshirë edhe rolin e tyre në zbatimin e aktiviteteve dhe marrëveshjet institucionale.d)monitorimi dhe matja e progresit:da)përshkrimi i parametrave kryesorë për të vlerësuar progresin e zbatimit të planit;db)përshkrimi i parametrave kryesorë për të vlerësuar përfitimet kombëtare dhe ndikimet e emetimit të gazit serrë;dc)përshkrimi i metodologjisë për të vlerësuar ndikimet e emetimit të gazit serrë, si dhe marrëveshjet për matjen dhe raportimin.5.Plani i menaxhimit të riskut i parashikuar në paragrafin 3, shkronja “d”, duhet të përmbajë komponentët në vijim:a)vlerësimin gjithëpërfshirës të humbjes ekonomike dhe joekonomike dhe dëmeve të lidhura me ndryshimin e klimës, duke përfshirë edhe ato të shkaktuar nga situatat emergjente, si dhe ato ngjarje me fillim të ngadalshëm (as sell as slow onset events);b)planin e veprimit për menaxhimin e riskut, duke përfshirë sistemet e paralajmërimit të hershëm, gatishmërisë emergjente dhe masave që synojnë përmirësimin e qëndrueshmërisë së komuniteteve, jetesën dhe ekosistemet;c)masat e menaxhimit të riskut financiar, duke përfshirë edhe lehtësirat e sigurimit të riskut, bashkimit të risqeve të klimës (climate risk pooling) ose zgjidhje të tjera të sigurimit.Shtojca III-B
Lista joshteruese e çështjeve që duhen trajtuar në Dokumentet Strategjike sektoriale që referohen në nenin 5
1.Përshkrimin e kontekstit socio-ekonomik, demografik dhe gjeografik për zhvillime me pak karbon.2.Vlerësimin e shkarkimeve ekzistuese të GES-it, sipas sektorëve dhe shkarkimet e pritshme në periudhën afatmesme dhe afatgjatë.3.Vlerësimin e opsioneve teknologjike në sektorë prioritarë4.Analizën e mundësive të zbatimit të opsioneve për zhvillime me pak karbon në sektorë të rëndësishëm.5.Zgjedhjen e opsioneve të duhura për t’u zbatuar në periudhën afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë, në mënyrë që të plotësohen objektivat e përcaktuar në NDC, të referuara në nenin 5.6.Koordinimin dhe sinergjinë me marrëveshje mjedisore ndërkombëtare/shumëpalëshe, proceset dhe mundësitë për financim.